Fadil Berisha në Hidroregjonin jugor ka arritur të menaxhojë mrekullueshëm situatën në Zhur e Shkozë , kryetarët e këtyre fshatrave i japin mirënjohje
Në konferencën e ftuar sot nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Hidrorgjionit jugor Fadil Berisha ai ka dhënë informacione të shumta për angazhimin që ka bërë kjo kompani sidomos në rajonin e Zhurit dhe Shkozës e ku tashmë edhe kanë arritur një sukses shumë të madhe të zbulojnë raste që janë keqpërdorues të ujit të pijes kështu gjatë verifikimit nga data 7 shkurt deri me 15 shkurt kanë verifikuar 7 lidhje ilegale kanë bëtë 14 shkyçje kanë ndërruar 20 ujëmatës dhe kanë zbuluar 4 rrjedhje nëntokësore dhe pastaj ka vazhduar. Po kështu ka njoftuar edhe për disa nga projekte që tashmë i ka kjo kompani si në Has dhe fshatrat tjerë, Kurse ai ka njoftuar se kompanisë i kanë borxhe totale mbi 11 milion euro, nga këto amëvsiria 9 milion e 792 mije uro , bizneset 1 milion e 956 mije euro. Mirëpo pas një suksesi kaq të mirë që ka arritur y , Berisha kryetarët e dy fshatrave të Zhurit Behar Begaj dhe ai i Shkozës Imri Sinanaj derisa ai mbante këtë konferencë ata e falënderuan shumë dhe i dhuruan nga një mirënjohje për suksesin që po tregon si menaxher kompanie Fadil Berisha Ata me këtë rast lavdëruan punën dhe angazhimin Fadil Berishës që tashmë ua ka siguruar ujin e pijes mjaftueshëm këtyre banorëve. /QendraPRESS.com/