Fahrije Hoti, gruaja që udhëheqë fshatin Krushë

                                     Fahrije Hoti është njëra nga gratë, burri i së cilës është marrë me forcë nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Por, edhe pse kanë kaluar 24 vjet, ende nuk dihet për fatin e tij.Bashkimi, burri i saj, nuk është viktimë civile, siç thuhet në statusin e viktimave të luftës. Pse viktimë civile, kur dihet se ai dhe të tjerët nuk kanë pasur armatim me
u mbrojt?Sidoqoftë, pas lufte ajo dhe gratë e tjera të Krushës, në luftë për mbijetesë, janë marrë, kryesisht, me punë bujqësore.Fahrija qe më e angazhuara në këtë drejtim dhe formoi Kooperativën bujqësore “Krusha”, të cilën e udhëheqë me sukses. Fahrija e ka nisur punën në formimin e kooperativës në vitin 2005, me një grup të grave.Biznesi i saj, që të mbijetojë ajo dhe gratë e tjera të Krushës, merret me përpunimin e turshive dhe të ajvarit dhe shitjen e tyre.Dhe, tash janë mbi 50 gra në kooperativë dhe mbi 100 fermerë, me të cilët kanë marrëveshje për t’ia marrë produktet, të cilat i shesin për tregun vendor dhe ndërkombëtar.Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por kanë arritur të organizohen dhe të kenë suksese, sa deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, në një vizitë që u bëri grave të Krushës, çmoi punën e tyre, madje i quajti heroina.Fahrije Hoti është shpallur “Evropiania e vitit 2022”. Ajo ka theksuar se ka pasur mbështetje nga institucionet qendrore dhe lokale, por jo edhe të mjaftueshme.