Faktet Surprizuese – Farat E Domates Më Të Mira Se Aspirina
Matja e vlerës së pehashit të ushqimeve ose pijeve shërben për të përcaktuar nivelin e aciditetit ose alkalinës. Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij.Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar karakteristikat e tyre.Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera.Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpiksjes së gjakut.Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë.Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dëmshëm.Pas një periudhe të caktuar, ajo dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës.Sipas informacioneve të AgroWeb.org, farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gjakut por pa efekte anësore.Përmirësimet që ofrojnë farat e domates vërehen që tre orë pas tretjes.Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instituti Rowett, të cilit i referohet AgroWeb.org.Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët.
Vlera Të Tjera Të Farave Të Domates
Farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve.Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër.Farat e domateve ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë efikase.Ndërkohë, antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.Me konsumin e farave të domateve, imuniteti përmirësohet ndjeshëm dhe bëhet më pak i brishtë ndaj infeksioneve dhe virozave.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalçium.Rrjedhimisht ato rekomandohen për përmirësimin e dendësisë kockore.Një tjetër përfitim që vjen nga farat e domates është përmirësimi i shikimit dhe shëndetit të syve.Kjo ndodh sepse farat e domates janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A./AgroWeb.org