Familja e Ahmet Hoxhës nga Randobrava ka hapur të pamje pas vdekjes në aksidentin e Kroacisë

0

Lajmi tronditës, për humbjen e jetëve të 10  bashkëqytetarëve të  Kosovës nga aksidenti i djeshëm në  Kroaci ku  kanë vdekur 10  qytetarë të  Kosovës e  45 të tjerë kanë marrë plagë të rëndë e të lehta. Në mesin e këtyre vdekjen e  ka  gjetur edhe  Ahmet  Hoxha nga  Randobravë e  Prizrenit  i vitlindjes 1966. Kurse  nga komuna e  Rahovecit në këtë aksident  vdekjen e kanë gjetur edhe Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël ish Radosta dhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, janë dy viktimat e konfirmuara nga komuna e Rahovecit, për të cilët lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, dhe të gjithë ne. Lidhur me këtë rast  kryetari i komunës së  Rahovecit Smjal Latifi ka shkuar në vendin e ngjarjes, Kurse pas këtij kumti të trisht edhe kryeministri i Kosovës  Albin Kurti bashkë më ministrat; Gërvalla, Sveqla dhe Vitija  më  helikopter të KFOR-it  kroat  kanë shkuar në   spitalin e ku po trajtohen  të lënduarit e aksidentit  dhe në vendin e ngjarjes  dhe nga atdhe ka falënderuar  edhe  qeverinë kroate  për kujdesin  që i ka kushtuar kësaj tragjedie. Kurse ne sot  kemi shkuar në  fshatin Randobravë  për të pa e kontaktuar familjen  e të ndjerit Ahmet Hoxha, Që nga  hyrje në  këtë fshat  dukej  fryma e  një  zie  të dhembjes që kishte kapluar  fshatin, Kurse  familja Hoxha kishte hapur  pamje  dhe  burrat e këtij fshati ishin mbledhur për të pritur ata  që  shkonin për ngushëllime, Ne kemi biseduar më djalin  Ahmet Hoxhës   i cili ka  humbur  jetën tragjikisht atje, I bri  Valmir Hoxha , ii  për Rtv  ‘’Besa’’  tha se në ora  23 13  është dëgjuar me babin e tij dhe ata kishin  plotë   gëzime e hare ,sepse  vinin bashkë me mikun ose  thjeshtë me djalin  dajës tim  me Kujtim Kastratin që  vinin  në   atdhe pas dy vitesh që  nuk kishin qenë   dhe prisnin  të  kyenin vadën e ndarë për darsëm.

Unë menjëherë  posa  morra lajmin për aksidentin e kam  thirr  në telefon , por  ai  nuk ma  hapte telefonin, pastaj  ne   kishim shpresë së  ai dot ishte në mesin e e të  gjallëve, Dhe tek mbrëmë në ora 22-00 e mora lajmin   për vdekjen, Sot kemi hapur pamje  dhe  kanë ardhur  shumë  për ngushëllime , por ishin edhe nga  Ministria e punëve të Brendshme dhe nënkryetari i komunës së  Prizrenit.                           Ai së  fundi  me një falënderim për të  gjithë  ata që kanë  humbur më të dashurit  e tyre   i ngushëlloi, kurse  uroi  që të lënduarit të shërohen sa më parë  e mos  të  përjetojnë  këso dhembje. Kurse  ne  na ranë  dy vdekje  na vdiq  baba  si he djali i dajës  pohoi ai. Ditën e  sotme   presidentja e vendit e ka sjellit dot zie.. Kurse  kufoma pritet të  vije në formë   të organizuar shtetërore  sepse  të  gjithë të aksidentuarit  pritet të vijmë   me procedurat  shtetërore/rtv BESA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *