Familja Kololli dhe avokatët Gjini, kërkojnë sqarime dhe dyshon për vdekjen e Nazif Kolollit në stacionin policor në Suharekë

Pas publikimit të një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në stacionin policor në Suharekë, ku një person që ishte i ndaluar si i dyshuar për një rast të dhunës në familje, ka vdekur. I njëjti dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor.
Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës bazuar ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter e dy policë, të cilët janë punonjës në këtë stacion në Suharekë, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren. ‘‘Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar’’, thuhet mes tjerash në reagimin e IPK-së . Mirëpo, më këtë vendim nuk po pajtohet avokati Gent Gjini,i cili pohon se ne kemi ngritur kallëzim penal lidhur me këtë rast sepse ne kërkojmë masa tjera të ndërmerren dhe pse janë këto pasiguri në dhomat e ndalimit
Kurse nëna e të ndjerit Nazif Kolollli nënë Farie sot, me lot në sy shprehet lidhur me rastin e të birit Nazifi 46 vjeçar. Ai tregon se tashmë i kanë mbetur katër fëmijë jetima dhe se jam shumë e interesuar se si ka ndodhur vdekja e birit tim. Kam dëshirë ti kemi pamjet, pasi aty ka kamera e dhe të dij se si ai ka vdekur aty. Kërkojmë përgjegjësi nga policia ,sepse ka shkuar në këmbë të veta e ai thuhet se paska vdekur në orë 3 e gjysmë , kurse neve na kanë njoftuar më vonë tek në orën 6 të mëngjesit shprehet ajo
IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast që po trajtohet në këtë fazë si hetim i vdekjes. Thuhet në këtë komunikatë, Kurse avokati Gent Gjini dhe familja Kololli po kërkojnë që këto masa të ashpërsohen ndaj policëve përgjegjës për rasti e vdekjes së Nazif Kolollit nga Budakova në dhomën e ndalimit në Suharekë .