Familja po e kërkon që 4 ditë zhduket një vajzë në Kaçanik.

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 shtator rreth orës 16:00 është zhdukur një vajzë nga fshati Begracë i Kaçanikut.

Rastin e ka lajmëruar dje në polici babai i saj, i cili kishte thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 05.09.2020 rreth orës 16:40, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare nga data 02.09.2020 kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *