Fatëkeqsisht që në mes te faktorit politk shqiptar të Kosovës egziston jo uniteti, gjegjësisht kakofonia politike
Ymer Rogova,këshilltar politik nga AKR, lidhur me pyetjen se dialogu me Serbinë a mund ta qojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme?pohon-“ Dialogu me Serbinë është i pa shmangshëm dhe është dashur që disa gjëra të ishin filluar edhe më heret, siq pat kërkuar aleati ynë më i madh SHBA. Fatëkeqsisht që në mes te faktorit politk shqiptar të Kosovës egziston jo uniteti, gjegjësisht kakofonia politike ,andaj edhe shumë procese për anëtarësim në organizata relevante ndërkombtare kanë stagnuar.
Jemi me fat që administrata e SHBA-së e ka marr seriozisht iniciativen për të arritur marrëveshjen përfundimtare Shqiptaro- Serbe, e cila do të ndikonte në zgjidhjen e problemit ma të madh në këtë pjesë të botës.
Duhet të jemi të gjithe të bindur, se çdo marrëveshje që do bëhet me ndërmjetesimin e SHBA-as nenit të pavarësisë së Kosoves, nuk do të jetë e dëmshme, përkundrazi.
Ne këtë rast faktori shqiptar ish dashur të jete unik, pozitë dhe opozitë për të kontribuar në arritjen e një marrëveshje sa më të mirë.
Ata që kërkojnë zgjedhje në këtë kohë e kanë interesin partiak para atij shtetëror. Shumicës së partive politike nuk i’u konvenon shkuarja në zgjedhje, përjashto VV-në.
Duke u bazuar në këtë me shumë është e pritshme zgjerimi i koalicionit qeverises me hyrjen e PDK-së në qeveri sesa shkuarja në zgjedhje, por e tërë kjo do jetë e ndikuar nga faktori i jashtëm dhe nga veprimet e Gjykatës Speciale në të ardhmen.”/qendrapress.com/