Fatmir Limaj, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ……

0

Kreu i NISMA-së Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku me anë të atij aktvendimi u rrëzua Qeveria Hoti dhe Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, njofton Insajderi.

Ai në Televizionin Publik ka thënë se “nuk e ka pritur atë vendim, është paksa i befasuar, por megjithatë e respekton atë vendim”.

Tutje ai ka bërë thirrje, që “vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe nga të tjerët, e jo kur nuk i’u leverdisë ta refuzojnë e kur i’u leverdisë ta pranojnë”.

Ai më pas është shprehur se “këto vendime nuk duhet të interpretohen por të kthehen në vendime, në të kundërtën e komplikon situatën çdo herë çdo vendim që del nga Gjykata Kushtetuese”.

Limaj, ka folur edhe për efektet mbrapa vepruese të kësaj gjykate, duke thënë se “nuk e kupton se si ka efekt mbrapaveprues  vendimi i Kushtetueses për ta rrëzuar këtë qeveri, por jo ti rrëzojë edhe vendimet që i ka marrë deri më sot qeveria Hoti”.

Ai më pas ka thënë se “Gjykata Kushtetuese nuk shpallë dënime, por në rastin e deputetit Etem Arifi, ajo në një farë mënyrë ka shqiptuar edhe dënim, e kjo nuk është kompetencë e kësaj gjykate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *