Fatmir Limaj kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth një deklarate së kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla në vitin 2015, e cila kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.Limaj tha se nëse Gërvalla nuk distancohet nga ajo deklaratë, duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje sepse, sipas tij, është konflikt interesi.“Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj në RTK.“Të ftohet ministrja në interpelancë, të kërkohet shkarkimi i saj, për faktin se ka konflikt interesi. Habitem se si partitë opozitare nuk kanë thirrur deri tash interpelancë dhe të kërkojnë shkarkimin e saj”, tha Limaj.Ai shtoi se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual.“Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush s’mund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë institucioneve publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, ose duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt. Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, shtoi Limaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *