Fëmijët nga qyteti i Prizrenit me talentin e tyre të spikatur, kanë arritur suksese të shkëlqyera
Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren ka pasur një sërë aktivitetesh duke filluar nga festivali i 30-të ndërkombëtar i fëmijëve “Karsiyaka 2022” në Izmir të Turqisë, Garat ndërkombëtare “Pjetër Gaci” (edicioni 21) të mbajtura në Shkodër si dhe “Polyhymnia 2022”, (edicioni i 7) i mbajtur në Shkup, garat e nxënësve të shkollës së ulët dhe të mesme instrumentale.
Fëmijët nga qyteti i Prizrenit me talentin e tyre të spikatur, kanë arritur suksese të shkëlqyera në këto gara.
Komuna e Prizrenit së bashku me drejtorinë e Arsimit vazhdojnë të mbështesin çdo lloj aktiviteti që sjell rezultate dhe ndikon në rritjen e cilësisë arsimore.