Fenomen i pazakontë në Lipjan, shfaqet “tornado”  

Një fenomen i pazakontë natyror ka ngjarë sot në Lipjan.Qytetarët e Lipjanit kanë parë një lloj “tornado” në qiell.Kjo e fundit supozohet të jetë shfaqur si pasojë e shiut dhe erërave që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në Kosovë. Anipse madhësia e “tornados” duket të jetë relativisht e vogël, qytetarët nuk kishin parë asnjëherë një gjë të tillë.