Ferat Shala i PDK-së: Situata në Veri do të ketë efekte të rënda në ekonomin e vendit

                       Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjendjen e krijuar në veri të vendit.Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se situatat e tensionuar në vend do të ketë efekte të rënda në ekonomin e vendit, pasi sipas tij investitorët kërkojnë që të ketë stabilitet dhe vend normal ku ka rend dhe ligj.Ai tha se si vend duhet që të përgatitemi edhe për sfida të reja ekonomike, pasi sipas tij, tërë zinxhirin e furnizimit dhe tërë zinxhirin e prodhimtarisë Kosova është e varur shumë nga importet dhe nga prodhimi i jashtëm.“Situata e fundit në përgjithësi në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar dhe efektet në sferën ekonomike do të jenë sinqerisht të rënda për shkak se investitorët serioz, investitorët strategjikë, investitorët e mirëfillte nuk kërkojnë situata të tilla, kërkojnë stabilitet dhe vend normal ku funksionon rendi dhe ligji. Veçanërisht kësaj përkeqësimin e situatës edhe me partnerët tjerë përveç me Serbinë, po ashtu investitorët e jashtëm do ti qetë në dilema të mëdha”.“Nisur nga fakti që sot kemi një situatë kaq të koklavitur politikisht dhe në sferën e sigurisë, ne duhet që të përgatitemi edhe për sfidat e tjera ekonomike sepse në tërë zinxhirin e furnizimit dhe tërë zinxhirin e prodhimtarisë ne jemi të varura shumë nga importet dhe nga prodhimi i jashtëm”, tha ai për Ekonomia Online.Ai theksoi po ashtu se vendi është edhe në një situatë jashtëzakonisht të rëndë edhe sa i përket çështje së lëvizjes se fuqisë punëtore.Sipas tij, Qeveria urgjentisht duhet që të veproj me gjithë dimensionin e saj për të stabilizuar skenën politike, ekonomike dhe të sigurisë.“Ne sot kemi një situatë jashtëzakonisht të rëndë edhe sa i përket çështje së lëvizjes se fuqisë punëtore ku të rinjtë tan shoshin më pakë perspektiv, shohin më pak mundësi, shohin me pak shanse që të punësohen dhe të veprojnë në vendin e tyre”. “Është një situatë e veçantë që kërkohet nga qeveria urgjentisht të veproj me gjithë dimensionin e saj për të stabilizuar jo vetëm skenën politike por edhe ekonomike dhe të sigurisë urgjentisht. Dihet që të jemi të përgatitur edhe në koordinim të plotë me faktorët relevant, veçanërisht me ShBA-të”, tha ai.