Festa e 10 Qershorit u festua sot me kremtën e 144 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit.
Kryetari Shaqir Totaj dhe Kryetarët e Komunave dhe të Bashkive Shqiptare, shënuan këtë ditë të madhe dhe u zotuan ta vazhdojnë këtë traditë të të parëve tanë, sidomos në këtë kohë kur shqiptarët janë faktorë te rëndësishëm dhe faktorë stabiliteti në rajon.
Shtëpia e bardhë e komunës së Prizrenit,ishte pikëtakimi i të gjithë mysafirëve të ditës festive të LSHP-së Në shtëpinë e bardhë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj , nënkryetari Kujtim Gashi, pastaj stafi i kabinetoit të kryetarit Totaj , kryesuesja Antigona Berisha Krasniqi dhe drejtor të ekzekutivit kanë bërë një pritje për disa dhjetëra kryetarë nga gjithë hapësirat shqipatre. Ne patëm rastin të intervsitojmë Erion Velija mbajti kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon duke folur për Prizrenin ciltha se kjo tashmë është një inciativë që jemi këtu 100 kryetar bashkie e komunash aq sa ishin delegatë në Lidhje, kjo tregon se bashkë do të vazhdojmë të jemi në bashkim të kombit tonë tha ai. Kurse kryetari Ramiz Lladrovci kryetar i Skenderaj tha se sot jemi këtu nga Prizreni historik dhe kjo tregon se jemi bashkë dhe të këtillë do ët jemi. Inseret derisa edhe kryetari Totaj ka falenderuar gjithë të pranishmit për ardhjen e tyre dhe ka njoftuar për agjenden. Insetet Nga shtëpia e bardhë këmbë deri tek sheshi i lidhjes kryetarët parakaluan e ku edhe u duratroktiën nga qytetarët
Ceremoni madhështore me rastin e 144 – Vjetorit të Lidhjes përbashkoi të gjitha viset shqiptare Sot,me rastin e 144 vjetorit ët LSHP në kompleksin e LSHP-së fillimisht u vendosën lule e buqeta lulesh nga kryetarët të dhjetëra Bashkive e komunave të Kosovës,në krye me kryetarin e komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në cilësinë e nikoqirit, pas kësaj fjalën e rastit e ka mbajtur kryetari i komunës Shaqir Totaj, duke potencuar se LSHP, është dta më rëndësishme e kombit shqiptar, Nga ky vit tashmë do të fillojmë edhe një epokë të re bashkëpunimi nderkombëtar me të gjithë bashkitë e komunat e Kosovës Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Derisa për historikun , rolin dhe rëndësinë e madhe që ka LSHP-ja pastaj për ngjarjet e Zhvilluara askohe foli akademik pof , Dr,Pëllumb Xhufi Inserte Fjalë rasti mbajti kryetari i Bashkëisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon Erion Velija, i cili duke folur tha se Prizreni mbetet një nga pikat më referente për kombin shqiptar. Edhe kyetari i komunës së Prishtnës Përparim Rama me këtë rast ka folur për rëndësinë dhe rolin që ka Lidhja. Po kështu fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Tetovës Bilall Kasami Si dhe kryetari i komunës së Preshëvës Shipërim Arifi .Manifestimi i këtij viti kishte bërë bashkë të gjithë shqitarët kudo që flitetë shqip si nga Kosova pastaj Shqipëria, Maqendonia , Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës ,Kurse në këtë manifestim pos kryetarëve gati nga gjithë Kosovs morrën pjesë edhe ideologët e këtij takimi ,kryetari nga Skenderaj dhe ai i Therandës , përfaqësuese kishte edhe nga dipasora dhe akademik të ndryshëm.