Festa e 28 Nëntorit në Prizren u shënua denjësisht me dhjetëra aktivitete kulturore,sportive dhe letrare
Festa madhështore e 28 Nëntorit, dje ka kaluar me një varg aktivesh si kulturore dhe përkujtuese të cilat kanë ngërthyer në vete shumë kthesat e mëdha historike si rezistencën e armatosur e popullit, me organizimin e UÇK-së. Dita ka filluar me homazhe në varrezat e Dëshmoreve në Landovicës . Ku Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, shoqatat e dala nga lufa e shumë qytetarë, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë .
Në kuadër të aktiviteteve për nder të Festës së Flamurit, në Bibliotekën e Qytetit, u promovua libri “Shtegu i vargut tim” i shkrimtarit prizrenas, Salajdin Krasniqi. Derisa po kështu është mbajtur edhe mitingu i poezisë ‘’Muzgjet e Prizrenit’’.
Kurse dje është organizuar Akademia Solemne për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, në orën 11:00. Kurs në orën 12 .00 në sheshin ‘’Shadërvan ‘’ shumë shoqëri kulturore artistike kanë defiluar, e ku ishte edhe grupi i polifonisë së Gjirokastrës i mbrojtur nga UNESKO për të cilin ka folur edhe i pari i komunës Shaqir Totaj me Shoqëritë Kulturo-Artistike – këngë, valle e veshje kombëtare që e pasuruan programin e 28 Nëntorit.
Në orën 17.00 Në kala të Prizrenit me moton të gjithë me UÇK-në janë ngritur nën ndriçim tri shkronjat e lavdishme të UÇK-së
“Kënaqësi që në këtë ditë të ftohtë, bashkërisht po i ngrohim zemrat, me krenari e dashuri për Atdheun. Ndjehem jashtëzakonisht mirë kur në atmosferë festive jemi bashkë me qytetarët e Kryeqytetit Historik të Kosovës!” – tha Kryetari Shaqir Totaj në Sheshin ‘’Shatërvan’’ në koncertin me rock grupe vendëse Festa ka vazhduar në qendër të Prizrenit, deri në orët e mesnatës.