Festa e Flamurit është festa sublime e gjithë kombit tonë u tha sot, në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

0

     Festa e Flamurit 28 Nëntori ,është festa më madhore që lidhet me të gjitha lëvizjet e mëdha të kombit që nga ngritja e Flamurit në Vlorë e deri tek ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe dalja në skenë për herë të parë e UÇK-së. Sot , në komunën e Prizrenit kjo festë pos valëvitjes së flamujve në rrugë e shtëpi filloi me nderim të dëshmorëve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e ku ishin partitë politike bashkë me shoqata e dala nga lufta për të nderuar jetën dhe veprën sublime të dëshmorëve, Me këtë rast  Shaqir Totaj tash fitues i zgjedhjeve dhe kryetari në ardhje të komunës së Prizrenit uroi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Prizrenit duke thënë se ata ishin bazamenti i lirisë së Kosovës, dhe pastaj vazhdoi.  Zafir Berisha ish komandat dhe kryetar i Nisma me këtë rast tha s e sot është kjo festa më madhe e kombit tonë andaj ço urojë që kjo festë të shënojë edhe lavdinë tonë e të kombit tonë .  Isa Berisha sekretar i OVL në emër të shoqatave të dala nga lufta uroi këtë festë dhe tha s e sot jemi këtu për të nderur veprën dhe jetën e këtyre që pa gjakun këtyre nuk do ta kishim këtë liri që po e gëzojmë sot. Pas kësaj buqeta lulesh u vendosën te monumenti i lirisë dhe komandant  Remzi Ademaj,  ku pas kësaj ata nderuan madhështinë e kësaj dite/www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *