Festa e Karabashit në  Prizren, Shëngjergj  për të  gjithë

                            Kur  flitet  për   festën e  Shëngjergjit  domosdo se prizrenasit e mendojnë   festën e  Karabashit të  njohur ndër shekuj. Në Prizren  këtë festa e festojnë  të  gjithë  si shqiptarët e të gjithë  konfeksioneve, pastaj romët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët .Festa e Karabashit siç e quajnë  Shëngjergjin në Prizren është festë  që secili njëherë duhet përjetuar.

                                 ————————————–

       

 Plaku  95 vjeçar   Hasan Berisha, derisa  kishte dalë me 5 maj 2018 ne  tyrbe te  Karabashit  per “qendrapress.com’’ tregon’ Ketu dal  tani e 90 vjet. Këtu marr një  farë  forcë. Dikur  këtu bëheshim shumë  rite e sevda, tash ngadalë ato  po harrohen. Por po ju them se  saher kamë dalë këtu besoni kam marrë forcë për një  vjet” tregon ai .Festa e Shëngjergjit  tradicionalisht në trojet shqiptare është  konsideruar si festë  e fiseve nomade. Pra festa Shëngjergjit që është  5 maji, në  qytetin e Prizrenit  shënohet më ndryshe se kudo tjetër në botë. Herët në mëngjes dikur e kjo traditë për fëmijët e vegjël vazhdon ende, me të zgjuar secili fëmijë duhet  të pastrohet me ujë  ku atu vendosen lule të ndryshme, gjethe kryesisht  ftoi dhe hithëra, që këto paraqesin  dëshirën e prindërve për fëmijët, begati, jetë  lumtur  dhe përkujtim të përhershëm ndaj  familjes. Pas kësaj  të  gjithë  fëmijët vishen me rroba të reja dhe ia mësyhen  Prizrenit, tek varrezat e vjetra osmane. Në këto hapësira gjendet dy varre, ku aty shumica  e familjeve   e sidomos nënat, lënë “nezra” dhurata, kurse ajo që e karakterizon aty shkojnë edhe ato nuse të reja që nuk arrijnë të lindin. Festa e Shëngjergjit, paraqet  në një farë  forme  edhe “shpëtimin “ nga  dimri  dhe fillimi i një jete  të re.Bile në shumë vende vazhdimisht kanë thënë se  “Cungun më të madh duhet ruajtur për Shëngjergj” që do të thotë se deri me 5 maj,nuk kanë pasur siguri,kurse nga kjo datë fillon siguria e verës. Për shkak se është  festa që  fillon të ketë jetë më të lehtë, ngase nuk duhet ngrohje,pastaj hapen mundësi të punës dhe të tjera  konsiderohet se kësaj feste më së shumti i gëzohen romët. Në Prizren  këtë festa e festojnë  të  gjithë  si shqiptarët e të gjithë  konfeksioneve, pastaj romët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët. Festa e Karabashit siç e quajnë  Shëngjergjin në Prizren, është festë e traditës dhe thuhet se  kjo në   forma të ndryshme në këto troje është festuar që nga paganizmi. Këtë  festë njësoje  respektojnë  të  gjithë  në  Prizren  bile edhe  të  krishterët  pos myslimanëve. Ndoshta  është  si e vetmja  festë  që  këtë rajone përbashkon.

Egzistonë disa nga  gojëdhënat  e kësaj feste ku në njërën prej këtyre thuhet; “Se ishte kapedan Karabashi,i cili  bie në luftë të përgjakshme. Mirëpo, ai kishte qenë  djalë i vetëm I  nënës së tij, Ajo nga pikëllimi  kishte dalë për ta kërkuar birin e  sajë në male e fusha. Në momentin  e ardhjes  në këto varre  gojëdhëna  thotë se ai është ringjallur për të mos e pikëlluar të nënën e tij, Nga gëzmi nëna e tij se e ka birin gjallë thuhet se ajo ka vdekur r.Pas kësaj ai përsëri  hyn nën rasën të varrit dhe nga atëherë   besohet në lutja në  varrin e  tij  sjellë besnikëri dhe pjellshmëri”, Kjo është vetëm njëra nga gojëdhënat e shumta,në popull, kurse thuhet se për Karabashin janë  mbi 23 gojëdhëna të njohura deri më tani .Si çdo vit edhe këtë vit me 5 maj në Prizren kishte së paku 20 mijë  apo më shumë  qytetarë të rajonit. Kjo festë  kalon bukur  dhe gëzueshëm,sepse në shumë  vende  zihet  hallva,  piqen  qengja dhe ka gëzim. Por, karshi të mirës  edhe kjo festë  ka të këqijat e  saja,  së pari  të thuash se çdo vit humb ndonjë fëmijë, së dyti, parku i qytetit me  6 maj  një ditë  pas festës .i ngjanë një  katrahure  më keq se në  xhungël dhe së treti jo pak paraqiten vjedhje parash e  mallra tjera. Por, me gjithë të mirat dhe këqijat.  Shëngjergji në Prizren është rast i mirë  për secilin vizitor që së paku njëherë në jetë t’a përjetojë.

Kështu  ndihej  edhe  vetë  Antigona Ferati, e  ardhur nga  Tirana  ajo  befasohet” Kurr s’kam pa  diçka më madhështore se kjo që pash këtu, më  beson e respektojë  këtë  traditë të këtij rajoni. Ky rajon tregon saktësisht se ka një  tolerancë  tepër të madhe. Sepse  bashkë  të  bëhen mysliman  katolikë dhe  shumë  nacionalitete kjo  s’ka  tjetër  emër veçse  tolerancë  edhe në festa” Kështu mendonin edhe  shumë  vizitorë të ardhur edhe nga  Turqia e vende tjera.

                                         Q.THAÇI