Fetahu jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së në Podujevë: Nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika
Naim Fetahu, tashmë ish-kandidatë për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Fetahu ka treguar se arsyeja e dorëheqjes së tij nga të gjitha postet në PDK, janë për shkaqe personale, përcjell Gazeta Insajderi.
“Sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes. Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite”, ka shkruar Fetahu.
Fetahu ka shkruar se i falënderon të gjithë ata që e votuan dhe e përkrahen.
“Sot, përulem dhe nderoj veprën e atyre që nuk janë mesin tonë, me të cilët bashkërisht në moshë të re e nisëm aktivitetin politik, dhe të tjerëve që na përkrahën në aktivitetin tonë, ndërsa i falënderohem secilit votues veç̧ e veç̧ për çdo përkrahje e mbështetje që i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Fetahu.