Figura e Hysen Destanit është një figurë e emër i paharruar në Përdrini.
Me 16 qershor, mbushen plotë 11 vite që komunës së Prizrenit, e sidomos Përdrinisë i mungon njëra nga figurat e njohura, të dashura dhe një emër e personalitet që ka bërë shumë e pa u ndalur deri në lirinë e Kosovës, E ky është emri dhe veprimtari i palodhur i çështjes atdhetare, komandanti i luftës së UÇK-së,bashkëveprimtarë e veteran i UÇK-së,veprimtari i çështjes kombëtare Hysen Destani (Mixha).Që nga ilegalja ku ishte i lidhur me grupet nga Drencia me familjen Dugolli, e pastaj me të nisur fillet e demokracisë ai së bashku me shumë shokë si; Durak, Thaçi, Muharrem Grulaj, Rexhep Bardheci e shumë veprimtarë të tjerë në fshatin Zojz, ata u dalluan ku në krye të këtyre organizimeve qëndronte Hiseni. Pastaj në dekadën e mbijetesës kur shkolla shqipe duhet të mbijetonte, aty ishin po këta veprimtarë e padyshim se në krye prapë Hysen Destani. Kurse me të krisur pushka e lirisë Hyseni ndër të parët ishte që u armatos dhe nisi rrugën e lirisë tashmë në formacione ushtarake të UÇK-së, Hisen ishte dhe do të jete njëra nga figura emblematike të Përdrinsisë ,Jemi krenar që patëm rastin të ishin bashkë në shuam angazhime e në shumë punë të atdhedashurisë më Hysenin, Ai ishte një nga ata që nuk donte asgjë më shuam se sa lirinë e Kosovës, Andaj, ai kurrë nuk do të harrohet , por kujtimi për Hysenin është i pakët edhe të bëhet një roman i tërë e të shkruhen një e më shumë libra sepse ishte tribunë i njohur i idealeve të lirisë. Të dielën me datë 16.06.2024 në ora 10:30 në fshatin Zojz do të bëhen homazhe pran varrit të tij në varrezat e fshatit Zojz.
Homazhet do të bëhen ditën e diele me datë 16.06.2024 në ora 10:30. Nisja bëhet nga qendra e fshatit/www.QendraPress.com/