Fillimi i javës me shi e erëra të forta

Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm, reshje dhe erëra të forta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, sidomos mbi lartësinë 1,500 metra mbi nivelin e detit.

Ky mot pritet të zgjasë deri të mërkurën, duke sjellë erëra jugperëndimore të fuqishme, ulje të përkohshme të temperaturave dhe rritje të lagështisë në ajër.

E hënë: Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat: 5–7°C minimalet, 8–11°C maksimalet. Era: veriperëndimore, e lehtë deri lokalisht e fortë.

E martë: Moti i vranët me reshje shiu. Temperaturat: 3–6°C minimalet, 6–9°C maksimalet. Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë: Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës. Temperaturat: 4–7°C minimalet, 8–11°C maksimalet. Era: veriperëndimore, e lehtë deri mesatare.

E enjte: Mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell. Temperaturat: 1–4°C minimalet, 12–16°C maksimalet.
Era: nga verilindja, 1–7 m/s.

E premte: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat: 3–6°C minimalet, 13–18°C maksimalet. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.