Filloi ‘’Java e Remzi  Ademaj’’.marrin pjesë  për 43 shkolla dhe mbi 1100 nxënës.

             Filloi ‘’Java e Remzi  Ademaj’’ sot, filloi në  sheshin’’Shadërvan ‘’ për të  vazhduar  që hapja solemne  të  bëhet në  Kompleksin e Lidhjes së  Prizrenit . Në këtë organizim marrin pjesë   nxënës nga  43 shkolla dhe mbi 1100 nxënës të komunës së Prizrenit. Lidhur me këtë  organizim sot,  në  kompleksin e  Lidhjes së Prizrenit ishin  nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi me këtë rast tha se  në emrin tim ,dhe  të  kryetarit të komunës  sot,  po e fillojmë tani më këtë  event tradicional  që në vete mbërthen edhe respektin për  komandantin e parë Vërrinit  Remzi Ademaj dhe për  gjithë të rënët që ranë ën altarin lirisë. Ky është aktivitet  shumë dimensionale dhe  që nxisin  dijen  dhe  talentin edhe  përkujton emrin e dëshmorëve .Drejtoresha ë Arsimit  Luljeta Veselaj Gutaj,  tha se sot  po  fillojmë ‘’ Javën e Remzi  Ademaj’’  ku në këtë  event marrin pjesë nxënës të përzgjedhur nga 44 shkolla dhe  janë mbi 1100 nxënës  që do të  garojnë në 14  drejtime të ndryshme si në  drejtimet  sportive   ato të poezisë  dhe   drejtime tjera  për arritur rezultate sa më të mira. Derisa në emër të familjes  së komandant Remzi Ademaj  ka  falënderuar  për përkushtimin Hamit Ademaj i vëllai  i komandantit  i cili tha se angazhimi i madh i nxënësve dhe mësimdhënësve  vërtetë  po na  nderon  neve dhe  po e nderon gjakun e  dëshmorëve  të rënë tha ai dhe vazhdoi. Në këtë event ishin  prezentë edhe  drejtorët  e ekzekutivit të  Prizrenit  pastaj  përfaqësuesit   e shoqatave të dala nga lufta , ishte edhe Nait Hasani  njëri nga thelluesit e   UÇK-së dhe  bashkëveprimtar i Remzi Ademajt./ëëë.QendraPress.com/