Filloi sot, manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademajt -Shtigjeve të Lirisë”
Në mjediset e kompleksit të Lidhjes Shqiptare sot, filloi manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademajt -Shtigjeve të Lirisë”.Ku aktivitete mbahet për të kujtuar veprën e komandant Remzi Ademaj siç tha drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj të ri në moshë , por të madhe ne vepra, Përgjithësisht, është planifikuar që në aktivitetin “Shtigjeve të Lirisë”, e cila i kushtohet komandant Petritit- Remzi Ademaj, do të marrin pjesë mbi shumë nxënës, gjithsesi me synimin e sensibilizimit për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve, por garat janë edhe lëndë të ndryshme arsimore .Këtë manifestim e hapi kryetari Shaqir Totaj nën patronatin e të cilët po organizohet ky manifestim, Ai tha se nuk ka vlerë më sublime se lufta e UÇK-së për liri të Kosovës, andaj në këtë formë po e rikujtojmë atë lavdi. Të pranishmit e shumë nga shoqate komunës nxënës mësimdhënës dhe të tjerë i përshëndeti edhe drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj e cila me këtë rast foli për madhështinë e komandant Remzi Ademaj dhe tash në shenjë të asaj lavdie po organizohet kjo javë që të nxisë nxënësit për të zënë dije në shumë lëmi tha ajo, Remzi Ademaj i ri në moshë po i madh në vepra meriton që edhe në këtë formë të rikujtohet tha ajo . Kurse ne emër të shoqatave të dala nga lufta fillimin e këtij manifestimi e përshëndeti Isa berisha sekretar i OVL dega në Prizren, duke falënderuar organizatorët që në këtë formë po e rikujtonë luftën çlirimtare tha ai. Pas kësaj sot, nxënësit e shkollës së Nashecit e filluan programin argëtues me një këngë kushtuar komandant Remzi Ademaj . Manifestimi do të zgjasë gjatë gjithë kësaj jave, ku nxënësit e shkollave do të garojnë në lëndë të shumta arsimore për nxënien e dijes sa më shumë