Filluan punimet në Qendrën mjekësisë familjare në Arabanë

0

Sot,kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka i bashkëshoqëruar edhe nga drejtoresha e Shëndetësisë dr,Narqize Arënlliu Hoxha, dhe drejtori i QKMF dr Xhevat Elezkuratj sot përuruan fillimin punimeve në ndërtimin qendrës së mjekësisë familjare në lagjen ‘’Arbana’ ku kjo qendër do të ketë hapësira prej 550 metra katrorë. Kryetari Haskuka tha se kjo hapësirë do të jete në shërbim të nevojave të këtyre banorëve ,sepse nevojat për një qendër mjekësore këtu ishin të mëdha.

Drejtoresha dr, Narqize Arënliu Hoxha me këtë rast tha se kostoja e këtij projekti është 182 mijë euro, dhe hapësirat do të jene prej 55O metra katrorë , kurse ne mendojmë se nevojat shëndetësisë këtu janë shtuar dhe tashmë me ndërtimin kësaj qendre ata do të ofrohen në mënyrë profesionale

   Dr. Xhevat Elezkurtaj me këtë rast tha se në këtë qendër jemi duke menduar që pos shërbimeve të nevojshme për shëndetin primar të punojmë edhe për të pasur një shërbim diagnostik, që është nevojë e domosdoshme. Kjo qendër pritet që për 150 ditë punë të jetë e gatshme për përurim . Lagjja më e madhe e komunës së Prizrenit, “Arbana”, së shpejti do të bëhet me qendrën e re dhe moderne të Mjekësisë Familjare.

Objekti i ri dy katësh, do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, që nuk plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *