Filluan punimet në rrugën Reçan-Lubinje komuna e Prizrenit bashkëfinacon me Qeverinë

Sot,në fillimin e punimeve në rrugën Reçan-Lubinje, ishin kryetari i komunës Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi dhe drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj .Komuna me Prizrenit me bashkëfinacim me Qeverinë e Kosovës sot, po fillojnë punimet në këtë rrugë e cila është një bashkëfinacim , dhe kështu pasi këta banorë i përkasin komunës tonë sot, po e përorojmë dhe besojmë se zgjerimi i kësaj rruge dhe rishtrimi i asfaltit do të krijohen kushte më të mira për këta banorë tha kryetari Totaj dhe vazhdoi,…..Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj tha se këtu në këtë rrugë të gjitha përgaditjet e këtij projekti dhe fillimi ne si drejtori i kemi kryer dhe ky projekt është bashkëfinacim më qeverinë dhe kështu këto bashkëpunime janë në interes të banorëve të komunës tonë tha Lamaj. Edhe banorët e fshatit Lubinjë falenderime të shumita bëjnë për këtë investim në rrugën lidhëse që është më rëndësi jetike për këta banorë. /QendraPress/