Filluan punimet për renovimin tërësishëm të bibliotekës së Qytetit në Prizren.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj dhe stafi i tij bashkë me Drejtorin e DRKRS Adem Morina dhe stafi tjetër i kësaj drejtorie, sot kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve për renovimin Bibliotekës së qytetit. Ku sipas planit trevjeçar deri në prillin të vitit 2027 me 1,4 milion ero parashihet të përmbyllen punimet e kësaj shtëpie të dijes dhe vatër leximi. Me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj tha se pa një varg problemesh që ka pasur ky objekt, tashmë i kemi tejkaluar këto probleme dhe po fillojmë pasi ky projekt ishte edhe një premtim i yni elektoral. Por, përtej kësaj biblioteka dhe rikthimi i leximit ka rëndësi të madhe prandaj besojmë se në kohën optimale biblioteka do të jetë e gatshme për lexuesin. Drejtori Adem Morina me këtë rast ka falënderuar edhe gatishmërinë e kryetarit total ë ka pranuar pa hezitim që këtë projekt drejtori jonë të rifillojmë për një renovim të tërësishëm, Projekti ynë është paraparë që deri në prill të vitit 2017 ky projekt duhet të përfundojë në tersi. Kurse ne kemi ndarë për këtë prokat 1. 4 milion euro duke hapësirat se me këto mjete do të përmbyllet edhe kjo bibliotekë domosdo më e mira në gjithë vendin. Ky renovim po vije pas një ngecje gati 8 vite e ku ky objekt për fat të keq ishte shëndruar në një strofull narkomanësh dhe vend mbeturinash./QendraPress./