Filluan punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, në ‘’Bazhdarhane’’
Sot, që në mëngjes shumë automjete të rënda filluan punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane) dhe janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Ekipet e rrënimit janë duke e kryer procesin me kujdes të shtuar, duke u përqendruar në sigurinë e zonës përreth. Lidhur me këtë kryetari i komës Shaqir Totaj tregon se ky projekt është pjesë e planeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet me prioritet funksionalizimin e rrugës ‘’Adem Jashari{{ dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik. Por kjo ndikon edhe në fillimin shumë projekteve të reja që tashmë do të fillojmë si për parking të madh, pastaj lirimin kësaj hapësire do ta bëjmë për interes të qytetarëve e kjo është edhe për faktin se është mirëpritur shumë nga qytetarët .Drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj, ky rrënim është hapje perspektivës për të pasur këtu një rreth rrotullim që do ti shërbejë pastaj për parkingun publik si dhe për funksionalizimin e rrugës ‘’Adem Jashari’’ e po kështu ajo që vlen të thuhet është fakti se ky është projekt i komunës së Prizrenit dhe për këtë fillimisht Komuna ka paguar 120 mijë euro, dhe projekti është ekskluzivisht meritë e komunës së Prizrenit potencoi drejtori Lamaj. Kurse drejtori Islam Ukimeri tha se pas marrjes së vendimit nga Drejtoria e shërbimeve Publike dhe fal angazhimit ët kryetarit Totaj ne sot filluam rrënimi e këtij objekti që ishte pengesë për disa projekte të rëndësishme për Prizrenin.Udhëheqësit e komunës bashkë me kompaninë që po merret me rrënimi e këtij objekti premtuan se shumë shpejt prite që ky rrënim të kryhet dhe të fillojë pastaj normalizimi i komunikacionit ./Rtv ‘’Besa’’/