Fisnik Ismaili: Ata që pinin kafe kur ne protestonim, tani janë të flaktë pas VV-së
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili thotë se ka kontribuar shumë për këtë parti, ndërsa sot pjesë e saj janë ata që dikur e kishin përqeshur.Ismaili në “Dhoma e Rrëfimit” ka thënë se ata që pinin kafe teksa dikur protestohej tani janë njerëzit më të flaktë në VV.“Kam kontribuar shumë në PR e Vetëvendosjes, sot njerëzit më të flakët në VV janë ata që unë dhe grupi ynë i kemi bindë me ardh të cilët kur jemi hy na nuk na folshin, ata disa vite s’na ka fol e kur kemi dal na ata janë hy e janë bë më të flakët se na sot. Me aktivizmin tem në facebook që e kam pas kam kontribu në një grup të caktuar njerëzish për Vetëvendosjen. Por momentin që jam larguar të gjithë ata njerëz më kanë sha, unë nuk e kam pas problem këtë. Unë s’jam ndal asnjëherë kur e kam ditë që e kam të drejtë e as nuk ndalem. Këta shokët e mi që nuk më kanë fol kur jam hy në Vetëvendosje sot janë më të ‘flaktë’ se unë. S’po du me përmend emra, por shumica e tyre kur na dilshim në protesta pinin kafe e neve në protesta na kqyrshin t’u honngër dajak”.Ai thekson se Vetëvendosje nuk e ka pranuar si pjesë të tyre deri momentin që është arrestuar nga policia.“Dikujt dikujt i kam penguar aty pasi nuk rrisha në ata ‘binarët’ që u dasht me nejt sipas disave