Fjala jashtë diktatit-Shkruan; Bashkim HOXHAJ,analistë politik.

 Ai/ajo që dëshiron ta thotë të vërtetën edhe kur e vërteta nuk mirëpritet – vazhdon me të tijën/sajën. Jo secili do të bëhet zë i ndërgjegjes. Te shoqëritë në tranzicion, të dala prej sistemesh jetese të tipit të mbyllur; të traumatizuara nga tmerret e luftës, ndryshimet e menjëhershme të sistemeve politike, përmbysjet e dhunshme të regjimeve me të cilat kategori të caktuara sociale jo rrallë janë adoptuar; arsimi çfarë ofrojnë konstelacionet postdiktatoriale, pushtuese e koloniale, varfëria etj, është edhe më problematike të qenurit zë i ndërgjegjes. Njerëzit më tepër priren t’i besojnë më tepër premtimeve për zgjidhje të shpejta, që shpeshherë janë të parealizueshme, populiste dhe demagogjike sesa zgjidhjeve reale që këkojnë më shumë përkushtim, mund dhe zgjidhje atagjata. Sidoqoftë, ai/ajo që dëshiron të jetë zë i ndërgjegjes kombëtare, edhe pse i,e vetëdijshëm/me s’e nuk do të marrë duatrokitje të gjata nga turmat apo numër të madh pëlqimesh (lajkash) në rrjetet sociale, nuk do të joshet prej lakmisë që ofron oportuniteti profitabil, afria me pushtetin apo njëjtësimi në botëkuptime, diskurs dhe narrativa me diçka surrealiste, jokonsistente, joreale dhe përkohsishtë të pranueshme. Njerëz të tillë ekzistojnë në të gjitha shoqëritë e botës. Të paktë në numër po megjithatë ata ekzistojnë, ndonëse të keqkuptuar dhe të pambështetur e në mjaft raste dhe të keqinterpretuar./QendraPress/