Flamuri kosovar ndriçohet në shatërvanin e Zagrebit

0

                      Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq ka shpërndarë një fotografi ku flamuri kosovar ndriqohet në shatërvanin e Zagrebit.Krahas fotografisë, Barisiq ka shkruar ‘Gëzuar ditën e pavarësisë’.Po ashtu, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka shkruar letër urimi për ditën e pavarësisë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Kosova sot feston 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.Nga ai moment, Kosova u shpall e pavarur, duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore brenda Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *