Flet familja e izoluar nga bora në Rugovë: Kemi ushqim vetëm edhe për një ditë.
Një familje shqiptaro-amerikane ka mbetur e izoluar në Rugovë të Pejës, pasi thonë se kompania e kontraktuar nga komuna nuk e hoqi borën edhe 400 metra më lart në rrugë.Sipas Dedë Nikollajt, në këtë situatë gjenden tash e dy ditë, derisa me ushqim nuk qëndrojnë aspak mirë.”Apeloj tek komuna që ta merr parasysh, që na takon me na pastru borën me na e bo jetën sa më të lehtë për ne këtu që jetojmë”.”Sot kam tentu me dalë, s’kam mund, dhe kështu pa u pastru bora s’mundem me lëvizë”, tha ai për Klan Kosova.