Flora Masurica zgjidhet u.d. e Drejtoreshës së Radio Kosovës

0

                                    Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës.Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për Flora Masurica Durmishin me kontributin e saj profesional shumëvjeçar në radio dhe planet e përbashkëta për avancimin e pozitës së Radio Kosova 1 dhe 2 në tregun medial të Kosovës.Më tej në njoftim bëhet e ditur se Ahmetxhekaj ka prezantuar një përmbledhje mujore të aktiviteteve dhe punës së tij si U.D Drejtor i RTK-së dhe se ka theksuar se “fokusi i punës është i ndarë në segmente që përfshijnë sigurimin e funksionimit të RTK-së në përputhje me ligjin dhe pritjet e publikut, duke deleguar përgjegjësi të caktuara tek profesionistët e posaçëm, unifikimin e departamenteve të komuniteteve pakicë në televizion dhe në radio, përmirësimin e brezit frekuencor në Radio Kosova etj”.Në këtë mbledhje i pranishëm ka qenë edhe Arsim Halili, u.d zëvendësdrejtor i RTK-së, i cili ka prezantuar një raport të brendshëm për procesin e avancimeve në RTK 1, pas kërkesës së Bordit në drejtim të menaxhmentit për këtë çështje.“Bordi i RTK-së është njoftuar nga u.d drejtori i përgjithshëm se Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar auditimin në RTK lidhur me përformancën dhe pasqyrat financiare të RTK-së”, thuhet në njoftim.Përveç emërimit të drejtoreshës së Radio Kosovës, Bordi i RTK-së thuhet se ka miratuar planin vjetor dhe planin strategjik të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB).“Në kuadër te efektivitetit të punës së bordit të RTK-së e ka themeluar komisionin për skemën programore në përbërje të tre anëtarëve”, njofton RTK-ja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *