Fluks i madh në rrugët e Shqipërisë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit.
Në pikun e sezonit turistik, me fluksin e lartë të pushuesve disa rrugë kryesore në Shqipëri mbeten problematike, konkretisht gjatë fundjavës.ABC News Albania, raporton se pushuesit e shumtë nga Kosova kanë preferuar të kalojnë fundjavën në bregdet, nga numri i lartë i pushuesve që udhëtojnë me autovetura, kanë krijuar trafik të rënduar pranë kryqëzimit të Fushë Milotit.
Drejtoria e qarkullimit rrugor ne Lezhë ka marrë masa me efektive të shtuar për disiplinimin e trafikut, transmeton Klankosova.tv.
E njëjta situatë me trafik të renduar krijohet dhe gjatë pasdites, gjatë kthimit të pushuesve.Ndërsa pushuesit që preferojnë bregdetin e jugut lëvizin lirshëm në rrugën e re të ” Korridorit Blu” e hapur në fund të muajit qershor.