Fluksi në pikat kufitare shtohet, pritjet arrijnë deri në 3 orë

Dalja përmes pikave kufitare ka regjistruar sot një rritje të dukshme të fluksit.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë, ku udhëtarët presin deri në 3 orë. Te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë rreth 2 orë, ndërsa në Jarinjë rreth 1 orë, raportojne mediat.
Në pikat e tjera kufitare, fluksi luhatet nga 2 deri në 5 minuta.