Forca të KFOR-it shihen në Shqipëri pranë kufirit me Kosovën

Forca të KFOR-it janë parë në Shqipëri pranë kufirit me Kosovën.

Në videon e dërguar nga Egzon Bajrami shihen se si ushtarë të KFOR-it dhe automjetet e tyre janë vendosur në rrugë.

Bajrami për Arbresh.info tha se nuk pasur kontroll nga KFOR-i por teksa janë ndalur tek një restorant, forcat e KFOR-it i kanë kërkuar të vazhdojnë tutje.

Sipas tij, KFOR-i kanë qenë të percjellur nga njësitet e Policisë së Shqiprisë.

Arbresh.info ka dërguar pyetje në adresë të KFOR-it mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit./Arbresh.info/