Forca të shtuara të Policisë së Kosovës në veri pas sulmit të sotëm

                       Janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës në veri pas të shtënave me armë që ndodhën mëngjesin e sotëm në drejtim të policisë në Zupç të Zubin Potokut.Mediat lokale raportojnë se Njësia Speciale ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net. Forca të shtuara të Policisë ka edhe në Zupç, aty ku ka ndodhur sulmi në orët e mëngjesit të ditës së martë.Policia e Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut .Ky është sulmi i disatë me radhë në javët e fundit në drejtim të Policisë kufitare të Kosovës.Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla këto sulme i ka quajtur akte terroriste.