Forcat e Armatosura të Suedisë: Avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, sipas një deklarate të Forcave të Armatosura Suedeze.

Dy “Su-27” ruse dhe dy “Su-24” ruse shkelën hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland, përtej detit, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

Forcat Ajrore Suedeze kryen një operacion duke përdorur avionët e tyre luftarakë Jas 39 Gripen jashtë gatishmërisë emergjente.

“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë,” tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström, derisa shtoi se kanë kontroll të plotë të situatës.

Suedia ndaloi aviacionin rus