FORMAT E LUFTËS SPECIALE NGA BEOGRADI PËR TË PENGUAR SHTEITN E KOSOVËS DHE IMPLEMENTIMI I TYRE PËRMES BIA-së DHE AGJENTURAVE TËTYRE NË KOSOVË/ Shkruan:Hisen Berisha, gjeneral i luftës në betejat e Koshares

0

1. Diskrepancat politike rrezikojnë sigurinë nacionale Ajo që ka rëndësi tanimë për të futur Kosovën në rrugën e identifikimit si shtet sovran e i pavarur dhe që qon drejtë njohjes edhe nga vet Serbia, është miratimi ligjeve të nevojshme për implementimin e “deklaratës së zotimeve” përkatësisht Marrëveshjes së Vashingtonit. Siguria e Kosovës është fragjile. Këtë po e dëshmon edhe përforcimi i trupave të KFOR në Kosovë. Provokimet e Serbisë përmes agjenturave të saja në Kosovë, si heqja dhe poshtërimi i flamurit të Shqipërisë në Koshare, hyrja brenda territorit të Kosovës në lindje, pastaj provokimet e Lajcak me deklarimet në Beograd janë veprime që nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe çdo ditë e më shumë po e zbehin besimin në organizmat e BE ndaj të cilave shqiptarët me arsye historike edhe ashtu s’kanë pasur ndoj besim, me përjashtim të ndonjë shteti të veçantë si Gjermania. Një tjetër fenomen permanent që rrezikon sigurinë nacionale është diskrepanca politike doktrinarë e partive të Kosovës, në pozitë e opozite në politikbërje, veprimet destruktive si dalja në rrugë me kauza fiktive se po e mbron Ujmanin, pastaj kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe apo në zhargonin e rrugor “zajednices”, etj. Kërkesa insistuese e bashkësisë ndërkombëtare për implementim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel edhe e vet asociacionit me krehjen kushtetuese dhe reagimi gjoja kundër, është shkak i mjaftueshëm për ndezjen e situatës e destabilizimin me pasoja afatgjate në proces. Shto kësaj gjendjen ekonomike, mosmiratimin e ligjit të pagave, vonesa e implementimit të pakos së mirëqenies, largimi i ambasadës së SHBA prej zgjedhjes së anëtarëve të këshillit prokurorial, etj. janë mjaftueshëm shkaqe për destabilizim dhe ndikim në sigurinë nacionale. Të gjitha këto forma të veprimit të luftës speciale të Serbisë realizohen përmes agjenturave të shumta e bashkëpunëtorëve që i ka. Mosveprimi i qeverisë e topitë edhe veprimin e AKI-së, ngase qeveria e dobët s’mund i aktivizon mekanizmat e sigurisë nacionale. E dinë se i kanë agjenturat e BIAs etj. ngase AKI e informon por qeveria nuk mund vepron se ka handikap, kur s’mund kalon ligje në parlament. Atëherë kemi qeveri jo efektive që nuk mund e mbron shtetin. Çështja shtrohet se si të dilet nga situata? Mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë të Kosovës, bashke me Policinë e Kosovës, duhet të analizojnë situatën e të konstatojnë ku jemi dhe të hartojnë planin e daljes nga e njëjta. Nuk ka nevojë të krijohen mekanizma paralel, brenda qeverisë ta zëmë ndaj AKI, PK e FAK, sepse nuk ka nevojë. Shteti i ka mekanizmat por duhet të jet efikase politikisht vet qeveria. Kërcënimet e Serbisë për ndërhyrje ushtarake janë veç shashka për tërheqje të vëmendjes së opinionit dhe të krijohet hapësirë për veprim diversiv të BIAs që të krijohet ndjenjë e pasigurisë tek qytetarët. 2. LAJÇAKU PËRFAQËSON ANORMALITET TË MENDIMIT POLITIK Bashkimi Europian u tërhoq nga deklarata e Lajçak. Kjo e arsyeton edhe qëndrimin jo pranues dhe mosbesues nga lidershipi kosovarë, ndaj tij që në momentin e nominimit në këtë detyrë. Republika e Kosovës sapo të kaloj njohja dhe të abrogohet Rezoluta 1244, të anëtarësohet në OKB dhe të mare obligimet shtetërore si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, kushtetuta aktuale nuk i mbulon obligimet e saja si shtet. Por, nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese në këtë fazë. As edhe Shengeni me këtë situatë nuk mbulohet nga kushtetuta aktuale. Ndryshimet kushtetuese sipas idesë së Lajcak, në këtë fazë, e shkatërron shtetin ekzistues. Pra, kjo ndodhë natyrshëm pas pranimit të Kosovës në OKB. Edhe pse Serbia është nënshkruese e marrëveshjes së Brukselit, tani po provon të ndryshoj ketë asociacion. Përmes këtij asociacioni Serbia ka provua ta zhbëj Kosovën si shtet. E kam thënë menjëherë pas zgjedhjeve apo me formimin e qeverisë Hoti se duhet implementua marrëveshja e asociacionit sipas kushtetutës. Po të krijohej me kohe tani s’do ta kishte alibi Serbia. Por ne vrapuam të shtyhemi kush po bëhet më patriot me thirrje rrugëve se nuk kalon “zajednica” dhe e kallem Kosovën që të mos kaloj. Tani Serbia e ka “Joker” në dorë që ta pengoj shtetin e Kosovës. “Roma ënde i vuan pasojat e djegies”. Sa me shume të zgjatë kjo veç pengesë është. Institucionet duhet ta krijojnë komisionin për hartim të statutit të asociacionit sipas vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi gjykatën kushtetuese të një shteti nuk ka tjetër mekanizëm. Secili shtet e ka kushtetutën si vullnet i shumicës së popullit të atij shteti. Kosova s’mund ta ketë kushtetutën si vullnet i Lajcakut a Borelos, BE-së apo kujtdo që përfaqëson anormalitet të mendimit politik. Serbia po tenton pikërisht përmes tij të ndikoj në stërkeqjen shtetërore të Kosovës. Krijimi i asociacionit sipas dy marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013/’15 dhe vendimit të gjykatës kushtetuese, assesi nuk guxon të filloj të implementohet përpara inkuadrimit të Republikës së Kosovës në të gjitha mekanizmat euroatlantik ndërkombëtarë si KS OKB, NATO, BE etj. 3. Dhomat speciale, mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie Situatat që kanë ndodhur që pas publikimit të propozim aktpadive për presidentin dhe kryetarin e opozitës deri në arrestimet e fundit i kanë treguar këto dhoma si mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie, kjo është shqetësuese. Ku është arbitrariteti? Mos sqarimi i mandatit të saj ka apo s’ka? Kjo pyetje nuk është ngritur nga koluare gazetareske por nga institucionet shtetërore nga presidenti te kryeparlamentarja, pastaj në gjykatën speciale. Para arrestimeve është dashur përgjigja në pyetjen e Presidentit. Deklaratat e avokateve të licensuar shqiptarë, po flasin për shkelje të drejtave te të arrestuarve dhe intervistuarave nga gjykata speciale. Kjo është ende ma shqetësuese. Pretendimi i tyre se i ka krijuar parlamenti i Kosovës por i shfuqizon vetëm Parlamenti Evropian, është arbitrariteti tjetër edhe me i rrezikshëm se të gjitha këto tjerat. Dhomat speciale të Republikës së Kosovës në Hagë, i janë përgjigjur jo zyrtarisht por deklarativisht kërkesës së presidentit si një tendencë për ta penguar punën e Dhomave serbe apo TSK (Tribunali Speciali për Kosovën). Kjo është përgjigje politike e cila nuk i lejohet asnjë dhome kushtetuese gjyqësore. Përgjigja ndaj kërkesës së presidentit duhet të i referohet saktë neneve të kushtetutës së Republikës së Kosovës. Nuk guxon dhoma kushtetuese e TSK ti përgjigjet me deklarate politike aktit zyrtar të presidentit të Republikës së Kosovës. Nisma për suprimimin e tyre duhet të filloj jo nga presidenti, ngase ay përfaqëson politiken e jashtme por komisioni parlamentar të inicioj ketë përmes qeverisë e pastaj qeveria të shtyj në veprim ambasadoret në vendet e Parlamentit Europian. Pra ambasadoret duhet të takojnë qeveritë e vendeve ku janë të atashuar dhe t’iu sqarojnë detajet e konfliktit e të kërkoj që të iniciohet suprimimi i kësaj gjykate në PE aty ku edhe është iniciuar imponueshëm formimin e sajë. Diplomatet kosovar (ambasadorët) e Republikës së Kosovës duhet të fillojnë iniciativën diplomatike duke i shfrytëzuar edhe euro parlamentarët shqiptarë, që vet Parlamenti Evropian ti shpërbëj dhomat e specializuara në Hagë dhe të krijoj gjykate kredibile që do i gjykoj gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë dhe kundër njerizimit të kryera gjatë periudhës,1912 e deri me 12 Qershor 1999, të kryera nga të gjitha palët ndërluftuese. 4. Posti i presidentit nuk është post noteri as shoferi Në dijeninë time nuk kam dëgjuar që një shtet të zgjedh dy presidentë. Ose të ketë një të ri në gatishmëri e një në detyrë. Pretendimi rreth aktakuzës po ngjan si të jet posti shoferit që bën ndeshje dhe arrestohet aty për aty. Është president ky! Nëse unë do pyetesha si individ a intelektual do t’ia vazhdoja mandatin deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë. Nëse dikush pretendon serish të ngris hipotezën e planit për ndarje e ndryshim kufijsh e çka jo tjetër atëherë dua ta theksoj se këto plane përfunduan me Boltonin dhe largimin e tij nga shtëpia e bardhë. Qenia e Vucic palë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, si shegert i Sheshelit dhe ministri i propagandës së luftës në qeverinë serbe gjatë luftërave në ish Jugosllavi dhe Kosovë alias Gebelsi i Milloshevicit, i njëjti sikur Gebelsi apo ministri i propagandës fashiste të udhëhiqte procesin e paqes pas përfundimit të luftës dyte botërore për vendosjes se paqes Në raste se BE, Amerikën nuk i pengon lidershipi i Vuçiç e Daçiç, ministra të Millosheviçit që i ka bombardua për krime, nuk duhet të na pengoj Hashimi njeriu që me aq sa kemi pasur force ju ka kundërvu po të njëjtit eshalon të krimeve në Kosovë. Për mua është e pa logjikshme që ministri i milloshevicit në pozitën e presidentit të Serbisë të nënshkruaj marrëveshje në Washington për Kosovë, sot kur ende i kemi rreth 2000 të pa gjetur, pikërisht prej asaj lufte që këta njerëz e kanë përkrah e drejtua, që nuk është e largët si histori. Për mua presidenti aktual do të ishte njeriu i qëlluar ta nënshkruaj ketë marrëveshje. 5. Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav Me dt.10 Tetor, në emisionin e TV Dukagjini kam deklaruar se qeverisje stabile në Kosovë, pas rezultateve zgjedhore të Tetorit ’19, mund të krijohet vetëm duke formuar një qeveri gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike shqiptare pjesëmarrëse në ato zgjedhje. Qeveri kjo me mandat dy vjeçar që do kishte për detyrë reformën zgjedhore dhe miratimin e sajë në parlament; luftimin e krimit të organizuar në Kosovë dhe zhvillimin e bisedimeve përfundimtare me Serbinë. E pastaj organizimin e zgjedhjeve të lira dhe partia fituese të formoj qeverinë. I këtij mendimi jam dhe sot! Detyrat që na presin janë me peshë sa shkaktojnë destabilitet qeverisës pavarësisht kush e formon sot. Për mua stabiliteti në qeverisje, nuk janë numrat e votave në atë kuvend por mundësia për të implementuar ligjet që miratohen në kuvend. Si dhe mundësia tjetër të krijoj konsensusin e gjere kombëtare për problemet që kanë shqiptarët në Kosovë. Prandaj në vlerësimin tim abstenimi i PDK nga qeverisja, me arsyetimin se populli na nxori ne opozite, është arsyetim i pa mjaftueshëm, për mua dhe i paarsyeshëm ngase Kosova aktualisht po kalon nëpër një situatë shumë më të rrezikshme se ajo e viteve ’97, ’98, kur këta djem që sot e drejtojnë PDK, rrokën armët ta shpëtojnë ketë vend e popull nga okupimi klasik ushtarak sllav. Sot, kur Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav, burrat e PDK e kanë obligim moral që edhe njëherë ti dalin zot shtetit që vet e krijuan me djersë e gjak, e forma tjera të përpjekjes njerëzore. 6. Serbia mbahet mend si humbëse e luftërave, në kujtesën e historisë ka mbetur vetëm për krime e gjenocid ndaj popullatës civile të pambrojtur. Objekti Koshares si pjese e memorialit duhet të shpallet i rëndësisë së veçantë dhe të ruhet. Provokime të tilla nuk duhet të ndodhin më atje se do eskalojnë në dhunë. Është akt antiligjor se takon në kompleksin memorial. Në Kosovë dënohet çdo veprimtari që nxitë urrejtje dhe incidente ndëretnike. Ai është vend tejet emocional dhe mund të ndikoj në prishje të këtyre raporteve. Ne kemi kapacitete ta ruajmë si ish luftëtarë por kjo duhet të jet përgjegjësi e shtetit. Kjo është njëjtë sikur të hiqet flamuri në muze kombëtar apo objekt të qeverisë. Pra, duhen siguruar dhe duhet vendosur edhe flamuri i Kosovës si trashëgimtare e lirisë. AKI ka mund të jet në surveim të ekipit fakt mbledhës për të zhdukurit në Koshare, tërë kohën sa janë mare me shikimin e terrenit atje, deri në kryerjen e aktit nga të supozuarit klerik të manastireve ortodokse të Kosovës. Në momentin kur kanë provuar të dhunojnë e poshtërojnë flamurin e shtetit të Shqipërisë, Policia e Kosovës e informuar nga agjentë të AKI, është dashtë ti ndaloj, shoqëroj në komisariate, procedoi penalisht dhe ti dëboj si persona non grata. Megjithatë ky ishte veçse një akt qyqar dhe barbar serb siç edhe e kanë kodin e tyre gjenetik, përndryshe po të ishin popull me dinjitet, populli dhe kleriku i tyre fetar “popi”, “gazetari amerikan” apo çetniku kriminal serb, është dashtë ta heq flamurin kur e vumë me pushke. Atëherë është matur trimëria e jo sot në paqe. Autogolat e pretenduara që gjoja ka bërë Serbia me aktin e Koshares, nuk qëndrojnë si kualifikim i tërë kësaj, sado i mundshëm në interpretimin pragmatik duken, përkundrazi me këtë, dua të them se Serbia ka provuar të dëshmoj jo funksionalitetin e shtetit tonë dhe mekanizmave të sigurisë në vend. Po ashtu ka dashur të krijoj një ndjenjë pasigurie dhe defetizmi të qytetarëve ndaj shtetit dhe sistemit të sigurisë në vend. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *