Forumi që e solli Martin Berishajn në Prishtinë, Ambasada del me një njoftim
Ambasada e Kosovës në Kroaci ka publikuar për Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci, që e solli Ambasadorin Martin Berishaj në Prishtinë. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet se është i përfshirë në një aferë financiare në Slloveni, qëndroi sot krah Kryeministrit Albin Kurti. Kurti nuk është distancuar asnjëherë nga Berishaj, përkundër thirrjeve që i janë bërë për shkarkimin e tij, prej verës kur mediat sllovene nisën raportimin për përfshirjen e tij në aferën financiare. Dhe, sot afërsia e Kurtit me ambasadorin Berishaj u pa edhe fizikisht, përgjatë forumit ekonomik Kosovë – Kroaci. Ambasada e Kosovës në Kroaci thotë se ky forum do të zgjasë dy ditë dhe se në të marrin pjesë 50 ndërmarrje nga shteti kroat dhe 80 ndërmarrje vendore.
Njoftimi i plotë:
Sot filloi diten e pare te punes Forumi Ekonomik Kosove-Kroaci ne Prishtine i cili do zgjase dy dite.Eshte Forumi i pare i organizuar ne mes dy shteteve mike. Forumim ekonomik e hapi KM i Kosoves z Albin Kurti, kurse KM kroat z Andrej Plenković iu drejtua me video te pranishmeve. Si perfaqesues special i KM kroat ishte ministri i Ekonomise dhe Zhvillimit te Qendrueshem ne Republiken e Kroaciae z Davor Filipović. Ne pjesen e pare folen ministrja e MINT znj. Rozeta Hajdari, z Arber Rexhaj, Kryesues i Grupit te Miqesise Kosove Kroaci, Z Ante Bačić Kryesues i Grupit te Miqesise Kroaci Kosove si dhe perfaqesues i delegacionit parlamentar te Kroacise ne NATO. Ministria e Turizmit te Kroacise dhe MINT dhe e Kosoves, nenshkruan MOU nga z. Tonči Glavina dhe ministrja MINT znj. Rozeta Hajdari.Forumi ne pjesen e dyte zhvilloi panele ku muaren pjese ekspert nga pala kroate dhe ajo e Kosoves.Vlene te ceket se ne kete Forum ekonomik marrin pjese 50 ndermarrje nga Kroacia dhe 80 ndermarrje nga Kosova.Ndermarrjet kroate dhe kosovare do te bejne ne pjesen e trete te dites se pare takimet B2B .Ky Forum Ekonomik Kroaci-Kosove pa dyshim hap rruge per lidhje biznesore ne mes dy shteteve mike.