Fotografitë përjetësojnë momentet!
Çast i fiksuar më datë 11.12.2020 gjatë një interventi të rrallë me shkallë të lartë vështirësie, i pari realizuar në Spitalin e Prizrenit, tek pacientja S.L, 32 vjeçe me Dg preoperative: Apendicitis phlegmonosa et cholecystitis calculosa, ku u realizua me sukses Apendectomia et cholecystectomia laparoscopica.
Kirurgjia miniinvazive me të gjithë avantazhet e saj si: ditëqëndrim më i shkurtër spitalor, rekuperim më i shpejtë postoperativ, komplikacione më të pakëta, kosto më e ulët etj., tashmë prej vitesh përbën realitet të përditshëm dhe të prekshëm nga pacientët e Spitalit në Prizren, falë afësive të larta të stafit të kirurgjisë të spitalit tonë.