Franca konfirmon se më 23 qershor diskutohet heqja e vizave për Kosovën

                                   Ministria e Punëve të Jashtme të Francës u është përgjigjur pyetjeve lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke konfirmuar se një çështje e tillë do të trajtohet në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. MPJ franceze në një përgjigje që e ka publikuar në faqen zyrtare të saj, ka thënë se takimi i 23 qershorit do të jetë mundësi për të diskutuar tema të rëndësishme.“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian, kosovarët nuk kanë qasje në vizën Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson këtë proces. Pse është ajo? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, ka qenë pyetja drejtuar MPJ-së franceze.“Takimi i 23 qershorit i liderëve nga Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor do të jetë një mundësi për të diskutuar mundësinë që vendet në rajon të përmbushin perspektivën e tyre evropiane, ndër temat e tjera”, thuhet në këtë përgjigje