Frashër Krasniqi publikon emrat e personave të punësuar që pretendon se kanë lidhje familjare me zyrtarët e LVV-së

0

Qeveria Kurti është akuzuar nga partitë opozitare për punësime familjare. Ndërkaq, anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, sot ka publikuar disa nga emrat që thuhet se janë punësuar nëpër ministri për shkak të lidhjeve familjare.

Krasniqi në rrjetin e tij social Facebook, ka përmendur disa nga emrat që janë punësuar e që kryesisht janë familjarë të të deputetë të LVV-së, transmeton Telegrafi.

Nipi i Besnik Bislimit,
– Mbesa e Jahja Kokës (deputet i VV),
– Shkurte Aliu (militante e VV),
– Gratë e dy shefave të VV në Vushtrri,
– Axha i Glauk Konjufcës,
– Vëllau i Fitim Ukës (deputet i VV),
– Gruaja e Xhevdet Pozharit (analist i VV),
– Vigan Qorolli (analist i VV),
– Rron Gjinovci (analist i VV),
– Djali i axhës së Haxhi Avdylit…
Era shtet”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk qëndrojnë prentendimet e opozitës për punësime familjare, duke thënë se kanë bërë vetëm emërime politike.

“Qeveria jonë e ka programin, planin qeverisës. Kemi diskutuar bashkë, vendimmarrja jonë nuk përkon me pretendimet e ngritura nga ju. Siç thoni në nepotizëm apo punësime familjare. Kabinetet tona kanë persona të përgatitur profesionalisht. Vendimmarrja përmes nepotizmit nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe ne këto nuk e kemi. Ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare”, kishte deklaruar kryeministri Kurti. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *