Fryma artistike e së mërkurës me shkrimtaren;Brikena QAMA
Aroma e çamçakëzit me shije kajsie.
Sapo përtypa një karamele me shije kajsie, shije që më kthehu në kohë, në një kujtim të cilit nuk i kujtoj asnjë detaj porse ndjesia ishte dëlirësi, pastërti, naivitet adoleshenteje, në një mot me diell, por ftohtë, në një shëtitje mes pemësh pa gjethe e degët si shkopinj të nderur dhe të qeshura që pasoheshin në fytyrat e njerëzve që na shihnin e na ndiqnin me sy.
U mundova pak deri sa plotësova copëzat, por ia dola.
Një ikje trazovaçe nga ora e mësimit të vizatimit teknik (orët se ishin dy), takimi tek stolat, shëtitje nga vilat.
Aroma e çamçakëzit me shije kajsie.
***
Teksa të tilla kujtime aromash e ndjesish më vijnë shpesh, të gjitha herët më shkon mendja tek zonja lulushe që në një nga panelet ku ishte zgjedhur të fliste për krijimtarinë e saj poetike, u pyet – sa vend zë e shkuara në krijimtarinë tuaj letrare?
Lulushja u përgjigj se e shkuara për të ka shkuar, ka vdekur, e të tjera si këto të cilat nuk i dëgjova fare.
/www.QendraPress.com/