Fryma artistike e së mërkurës me shkrimtaren;RoVena XHORI

Koha

Në fillim ishte embrion. Me muaj të tërë në një shtrat të mërzitshëm,që të mos lindte para kohë e të vinte në jetë i fortë,si luan. Pastaj erdhi. Përpëlitesha të kuptoja në do ujë apo qumësht?! Gjumë apo hopa?! Bëja durim të kalonte koha e të rritej të mund të komunikonim, sepse kisha nje parandjenjë qe do komunikonim mirë ne të dy.

E rrita me puthje të panumërta, aq sa mendonte se është pjesë e rutinës për të shtyrë ditën.

Më pas ishim shumë të zënë duke punuar shumë që të mos i mungojë asgjë. E zënë duke i treguar disa nga sekretet e jetës, duke e marrë kudo me vete për të kuptuar mamin, njerëzit dhe botën. Kundruam pemë dhe milingona, dete ujërash e yjesh netëve te verës, si dy aventurierë të mirë.

Ramë dakord te dy, qe do jemi sundues e jo vartës te kohës. Do e sundojmë ta mbushim plot,te krijojmë kujtime, shume kujtime. Rendëm dhe ne në shkolla e aktivitete pa fund, siç e do koha. U përplasëm e përplasemi plot here,se helbete Mami: E lodhshme dhe e mërzitshme.

E koha kaloi, siç kalon për të gjithë…

Dje, më kërkoi të largohesha nga dhoma e tij,sepse po fliste në telefon. Erdhi koha për shqetësime te reja Rovenë, mendova.

Nuk arrij ta kuptoj dot kohën nga rrudhat e mia, as nga thinjat që po nuk u lyen, do duken. Jam tepër e zënë me jetën për tu preokupuar me këto gjëra.

Nga pushi i butë i sapoformuar në fytyrën e bukur të tim biri, e kuptoj. E kuptoj dhe shkrihem si qiri.

/www.QendraPress.com/