Fryma e së dielës poetike me poeten;Albina CEKA
EJA TI NË SOFREN TIME!
——————————————
Lotët e jetës së cunguar,
nëse vërtetë i ke provuar,
të ftoj, ulu n’sofër me mua!
Ta dish,kemi për t’u kuptuar.
Nëse ëndërr ti ke një dorë,
që kokën jo s’ta ledhatoi,
e një puthje s’ta dha kurrë,
bujrëm! Eja n’sofër tek unë!
Thamë trishtim e t’pimë lot!
Për atë që s’e kthejmë dot,
t’shkruajm’ e të thurim këngë,
sa e rëndë jeta pa nënë.
Se boshllëk ti ke në zemër!
Eja, ulu në sofrën time!
Lotët bashkë o t’i trazojmë,
Zoti drejton rrugën tonë!
Eja ,eja ti në sofrën time,
ti jetim, pa nanë, pa babë!
Një mijë jetë ne me i pas,
ky boshllëk nuk del jashtë
Eja, eja ti në sofrën time,
të tretemi në lot e kujtime,
pa harruar se jeta ka gëzime.
Ka lule, flutura dhe premtime …
Eja, eja ti në sofrën time!
Ëndrrën tënde gjen tek unë.
Gjen lot, vuajtje pa cak,
si nanë e babë jo s’ka sak!
Të ftoj, eja në sofrën tonë!
Ke për të kuptuar shumë.
Engjëjt si yje na vështrojnë,
dyfish kemi forcën tonë
/www.QendraPress.com/