Fryma e së dielës poetike me poeten:Dava GJOKA
SOT PRANVERA ERDHI N’PRAG
—————————————-
Po të pres ,unë, ty Pranverë
Të më vish me lule t’bukura
T’i shikoj e t’u marr erë
Kur mbi to të ulet flutura
Po të pres unë, ty , Pranverë
Më e bukura stinë e vitit
Të më vish siç vjen përherë
E t’ja vesh buz’qeshjen shpirtit
Herë ,unë, ulem tek oxhaku
E herë ,herë vështroj tek dera
Një bilbil m’thërret tek pragu
E më thotë se erdh’ Pranvera
Manushaqja lajmëtare
I çon fjalë zambakut t’bardhë
Hapni gonxhe e petale
Se Pranvera sot ka ardhë
Mbreti luleve ,trëndafili
I hap gonxhet pak nga pak
Ja nis këngës dhe bilbili
Sot ,Pranvera erdhi n’prag
/www.QendraPress.com/