Fryma e së dielës poetike me poeten;Rajmonda MALECKA

Agron Sadri Gjocaj, Arif Demush Gjocaj

Duart shkund qielli mbi male, mbi fusha, mbi rrugë,

Mbushet me dritën e syve të fëmijëve n’gjurmët e etërve,

Nga mëngjesi e deri në mbrëmje horizontet bëjnë zhurmë,

A thua vazhdojnë të na thonë akoma historinë nëpër vjete…

Sytë lëshon qielli mbi male, mbi fusha, mbi rrugë,

E në petkun e drurëve të lartë derdh gjelbërimin e pa anë,

Ah, arrnue toka shqiptare e malet nga flakët e nga zjarret e lufta,

Shihni kodrat, drurët e djegur, ende plagët në trup i kanë.

Dhimbjen le qielli mbi male, mbi fusha, mbi rrugë,

Si sytë e nanave e motrave e si dhimbë e babait krojet pikojnë,

Tek-tuk një kapotë e çarë, një këpucë apo një libër i çarë,

Po s’asht askundi trimi, n’vetminë e pritjes dhe reliket lotojnë.

Loti i faqeve të hënës bie mbi male, mbi fusha, mbi rrugë,

Kanë pa dhimbshëm e dhimbjeve sytë e saj nëpër mote,

Po i duhet me ecë, deri në mëngjes patjetër duhet të dalë në cep,

Se vjen dielli, asht’ turp me i ligshtue për trimat e kësaj toke.

Juniku i lashtë sa lashtësia e kësaj toke me njerëzit e vet,

Ngriti qenësinë e vet, mbeti në kullat, n’burrni pa prà,

Shikoni si vijnë muranat, varret, përmendoret e gurët varg,

Dorë pas dore, brez pas brezi, kangë pas kange, me bà kushtrim e zà.

N’pazmoren e vume në gjoksin e historis së Junikut,

Duart e luftëtarëve të përjetshëm, ia zbuan rrufetë, vetëtimat,

Ka lëshue pambarim borë e shi, mot pas moti qielli mbi këto anë,

Po s’ka mujt me i tremb, as me i tutë e as me i ndalë trimat.

Zgjaten rrugët e Junikut deri n’bjeshkët ma të larta,

S’kanë ndalue e as ndalet udhëtimi i lirisë në dejet e tij,

Rrugët janë si kujdesi i nanës e si zgjuarsia e babës, me na ruajt,

Kujdesi i përjetshëm i tokës sonë nanë e bij…

N’diellin e mëngjesit t’alfabetit të shqipes dy “A” të Junikut,

Rendin Agron e Arif Gjocaj, ta zënë diellin e ndezë shqiptarë,

E dinë dy trimat, nëse nuk ecin këmbët, ecë e nuk ndalet amaneti,

Zakoni jonë i moçëm në çdo moshë me qenë luftëtarë.

/www.QendraPress.com/