Fryma e së dielës poetike me poeten:Resmie HOXHA
ETA NUK ËSHTË PËR FRIGACAK (*)
———————————————–
Para Jetës, LIRINË kush nuk ma merr
Më ka sjellë ai Perëndi,
me tru e mendje në këtë botë, si NJERI
Askush nuk më shndërron të gjallë
në vegël, marionetë, apo në shërbëtore
Kurrsesi
Kush dëshiron dinjitetshëm me mua
plot respekt e nder, të vijë
RRUGA PËRPARA NË ARDHMËRI
DO TË JETË LUMTURI PRORE
Unë jam e gatshme gjithnjë për FITORE
Pa pasur frikë, aspak
Sepse e di
KJO JETË NUK ËSHTË PËR FRIGACAK
Unë jetojë në LIRI
/www.QendraPress.com