Fryma e së dielës  poetike me poetin:Fatmir MUSAI

LUTJE KRISTOFORIDHIT!

——————————————-

Në kërthizë të Shqipërisë

Që njihet si Elbasan,

Rri Babai i Gjuhësisë,

Kristoforidhi me nam!

Në kërthizë të kërthizës,

Përballë tij – një librari,

S’pipëtin as bythë e mizës,

Të gjithë pijnë kafe-raki!

Dhe pronari Ramazan

Më s’duroi, bëri mahi*,

I thotë Kristos ky shejtan:

Zbrit e një libër më bli!

*mahi- shaka, shpoti, qesëndi

/www.QendraPress.com/