Fryma e së dielës poetike me poetin;Luan MEMA

Mirë u takofshim

————————–

Me ndriço ti drite neoni.

Kridhi rrezet ne sytë e mi ,

Ah, moj nate qe me rrëmbeve,

Ne një tavernë ku po pi,

Ç’ishe sonte kështu me mua,

Rrotullohem,c’bej tani,

Rrokullis gotat me vere

Digjet shpirti thelle ne gji.

Nuk e di si po me shkon nata,

Veç te zhytem te pi pa hile.

Fshehur thelle dhe heshtur,

Po me vështron një sy jeshile.

Çke ne zemër ma jep mua?

Se diçka me pëlqen vërtet.

Sy i ndritshëm,ndri hareshëm,

Shpirti yt po te çmendet.

Asgjë s’me tremb,dua te shoh,

Sepse shpirti do veç vere,

Me rino me freskinë tende

Largo shpirtit tere këtë vrer

Me qetëso kur me sheh ne sy,

Puthem buzën e pashuar

Shiko mua mos bej zë,

Sa te thithe afshin e përvëluar.

Me jep buzët se s’pi dot,

Se kam pire s’tronditem fare

Veç mi hidh dhe ata sy,

Ta hap zemrën sa një dritare.

Frike s’po ndiej nga ato puthje,

Se me ty shpirti me këndon.

Mbushim kupat plot me vere

Nga ajo voze qe po buron.

Me djeg e dashur me be hi,

S’kam ç’te bej ndaj dhe po pi,

Se po plakem me shter vlaga,

Pim vere bashke si ne rini.

Sot me ty u bëra mike,

S’mundem kurrë te rri ndaluar

Erdhi mëngjesi dhe ti ike

Dhe orët shkuan pa i kuptuar

Te rri vetme me duket kote.

Kësaj gote i them lamtumire,

Mire u takofshim ne atë bote,

Te dehemi bashke duke pire

/www.QendraPress.com/