Fryma e së dielës poetike me poetin:Xhemkadri KASTRATI
SI TA THEM
——————–
Mjaft vështirë e kam të ta them
Më mundon dhe s’më le të qetë
Që ta shpreh dashurinë që kam
Vajzë si t’ia bëj, nuk e di as vetë!
T’përballem nuk e marr guximin
Më tej vuaj dhe n’zemër të mbaj
Pa ty jeta ka humb dhe kuptimin
Kujt t’i tregoj edhe hallin t’ia qaj?
S’mund ta them vajzë se të dua
Edhe pse shpesh zemra ma thotë
Me muaj pres që ti të ma thuash
“Të dua, or djalë” për jetë dhe mot!
Unë do vazhdoj me ëndrrën time
Të pres n’t’ardhmën të realizohet
Veç me shpresë dhe me ëndërrime
Nëse kështu do t’mund të jeto
/www.QendraPress.com