Fryma e së dielës poetike me poeten;Zana PIRA
PSHERËTIMË
( Prof, Shemsi Zuka)
Atje përtej fshatit
Shihet një dritë
Me ngjyrë blu
Të gjithë po e shohim
po e shohim
Edhe pse nuk dihen
Udhëtarët e historisë
Nga udhëtojnë!
Botërisht’
Dita me natën
Duken disi të trazuar
Nga rigat e shiut
Plotësisht
Sepse tërë fshati
Është ngritur
Në këmbë
Të heshtur
Para syve
Zhurmojnë!
Baladë mbetur gjysmë të një kopertine
Të pashkruar!
Mos mendoni se ju mashtron dot
Jo
Jo.
Ngaqë bie në trungun
Stërgjyshor
Atëherë Shemsiu
Fliste se si vdiset
Për Atdhe
Kur mjegullat gjenin strehim
Në flladin e qiellit
Teksa psherëtima e tërhiqte
Drejtë vdekjes ai pëshpëriste
Të vdesësh si njeri
Me flamur në duar
Or vëlla është – Burrëri i patrembur
Nga vdekja-dhe kokën mos e ktheni
Mbrapa, kurrë ,
Besoni jeta mes lindjes dhe vdekjes
Kuptohen mirë mes veti !
Sikur në Legjendë
Brenda korridoreve
Të kohës!
Zana Pira , 19- tetor 2024.
/www.QendraPress.com/